Teuta doli me humbje nga transferta e Bylisit. Ballshiotët fituan me rezultatin 1-0.
Kjo ishte dhe humbja e parë për Bledar Hodon si trajner i Teutës:
“Mendoj se pjesa e parë ishte e ekuilibruar, mungonte ritmi, dyluftimet që të çojnë te suksesi. Të dyja skuadrat në ekuilibër. Nuk u shfaqëm si duhet në manovrën sulmuese, e kemi vuajtur edhe në ndeshjen e kaluar. Ishte një ndeshje që u zgjidh nga goditja standarde.
Vila në mbrojtje? Zgjedhje e detyruar, nuk kishim lojtarë tjetër. Duhet ta zëvendësojë një lojtar me ekpseriencë. Aty duhet të nisë ndërtimi, nuk u realizua si duhet.
Jazxhi? Me thënë të drejtën është java e dytë që luan me injeksion, me probleme në gju. Po të ishte në gjendje optimale, nuk e diskutonte fare.
Përsa i përket Bylisit e dinim se është fushë e vështirë. Kam eksperiencë si lojtar prej 1 viti. Ky ambient duhet t’i përgjigjesh me të njëjtën dëshirë dhe luftë, për të dalë pozitiv. Përsa i përket Nasr nuk është në dorën dhe zgjedhjen time”, u shpreh Hodo.