Real Madrid synon transferimin e ish-yllit të Juventusit për 60 milionë €

Futboll

Real Madrid synon transferimin e ish-yllit të Juventusit për 60 milionë €

Më: 6 mars 2025 Në ora: 16:30
Dean Huijsen

Real Madrid është i interesuar për mbrojtësin e Bournemouth-it, Dean Huijsen dhe po shqyrton mundësinë e aktivizimit të klauzolës së tij të lirimit këtë verë.

Sipas raportimeve nga “talkSPORT” dhe “Mail Online”, klubi spanjoll ka ndjekur me vëmendje paraqitjet e Huijsen-it në Premier League këtë sezon.

Ai ka qenë një pjesë kyçe e mbrojtjes së Bournemouth-it, skuadër që deri më tani ka pësuar 29 gola në kampionat.

Në kontratën e mbrojtësit spanjoll ekziston një klauzolë lirimi prej 50 milionë funtesh (rreth 60 milionë euro), një shumë që Real Madrid mund ta paguajë për të siguruar shërbimet e tij. Me disa qendërmbrojtës të Realit që janë pranë skadimit të kontratave të tyre, Huijsen mund të jetë një përforcim ideal për verën e ardhshme.

Huijsen iu bashkua Bournemouth-it verën e kaluar nga Juventusi për 12.6 milionë funte dhe nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare.

Nëse transferohet për 50 milionë funte, Bournemouth do të regjistronte një fitim të madh nga shitja e tij, duke rivalizuar transferimin rekord të Dominic Solanke te Tottenham në gusht të vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat