Juve ka testin e radhës

Futboll

Juve ka testin e radhës

Më: 6 mars 2025 Në ora: 16:51
Thiago Motta

Përmes disa sigurive, “shpikjeve”, përforcimeve nga merkato dhe rikthimeve nga lëndimet, Thiago Motta ka rindërtuar një mbrojtje të fortë.

Por tani ka testin e stresit, Atalanta…

Pas javës së 27-të, Juventusi është kthyer të jetë mbrojtja më e mirë e kampionatit. Kush do ta kishte thënë këtë pesë muaj më parë, kur, në natën e Lajpcigut, gjuri i Gleison Bremer pësoi dëmtimin që do ta mbanjë gjithë sezonin jashtë, duke e privuar Motën nga lideri i tij i mbrojtjes?

Ose vetëm dy muaj e gjysmë më parë, kur dëmtimi i Kabal dhe largmi i Danilos pa pasur ende një zëvendësues e kishin lënë trajnerin juventin me vetëm Kalulu dhe Gati si qendërmbrojtës?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat