Armend Dallku suspendohet me dy ndeshje

Futboll

Armend Dallku suspendohet me dy ndeshje

Më: 6 mars 2025 Në ora: 16:54
Armend Dallku

Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes ndaj 2 Korrikut, me c’rast u ndëshkua me karton të kuq.

“Kryetrajneri i FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit  kryesor me ofendime për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat