Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sergej Barbarez, ka shpallur listën e futbollistëve dhe kjo i ka çartur mediat në Serbi.
Një pamflet serb, “Kurir”, i sulet me titull: “Sërish asnjë serb në listë”.
“Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Bosnje-Hercegovinës, Sergej Barbarez, ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët po llogarit në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Rumanisë dhe Qipros.
Kësaj radhe nuk ka serbë.
Sergej Barbarez si trajner i Bosnjës dhe Hercegovinës shumicën e ndeshjeve në Ligën e Kombeve i ka luajtur pa futbollistë serbë.
Në tubimin e parë të shtatorit ishte ftuar vetëm Rade Kruniç, lojtar i Cërvena Zvezdës, por ai nuk mori asnjë minutë në asnjërën nga dy ndeshjet. Pas kësaj, Rade Kruniç nuk u ftua nga Sergej Barbarez, si lojtarët e tjerë serbë”, shkarravit pamdleti serb.
Duhet theksuar se selektori i Bosnjës ka ftuar më të mirët dhe nuk bie në grackën e disa mediave në Serbi.