Një tifoz i klubit të njohur të skuadrës së futbollit skocez, Rangers, ka vdekur në një aksident me makinë në Stamboll, para ndeshjes me Fenerbahcen në kuadër të Europa League.
"Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe britanike në lidhje me këtë incident tragjik" , - thuhet në një deklaratë të skuadrës së Rangersit.
Rangers do të luajë në Stamboll kundër Fenerbahces.
Ndeshja luhet sonte në orën 18:45, në ndeshjen e parë të së tetës së finales.
Pjesë e Rangers është edhe lojtari shqiptar Nedim Bajrami.