Kroos - Kimmich, krahasimi i dy emrave

Futboll

Kroos - Kimmich, krahasimi i dy emrave

Më: 6 mars 2025 Në ora: 17:29
Kroos

A do të jetë Joshua Kimmich një rast i ngjashëm me Toni Kroos? Kjo është pyetja e javës në Gjermani, aty ku po pritet vendimi i mesfushorit për kontratën e re me Bayern.

Deri tani, Kimmich nuk ka thënë as “po”, as “jo”. Ai ngurron, sepse nuk ka marrë sinjalet e duhura që klubi synon të bëhet i suksesshëm në Champions League.

Rasti Toni Kroos nuk është edhe aq i ngjashëm me të. Kur Kroos u largua nga Bayern për t’u transferuar te Real Madrid, ishte 24 vjeç dhe jo 30 vjeç si Kimmich.

Ai luante titullar në Mynih, por nuk ishte ylli absolut i skuadrës. Në atë kohë, Bayern kishte legjenda si Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Ndryshe është situata e Kimmich sot. Bayern nuk ka një lider tjetër në skuadër si pasues të Neuer në kuptimin e lidershipit. Eshtë Kimmich ai i cili pritet të marrë shiritin e kapitenit pas një viti, nëse rinovon.

Një ndryshim tjetër mes Kroos dhe Kimmich, megjithatë, është performanca. Kroos ishte kampion bote dhe askush nuk i kritikonte performancat e tij. Kimmich, ndërkohë, edhe pse në kulmin e karrierës, ka dy sezone që nuk performon në nivelet e duhura dhe është kritikuar shpesh.

Kulmi i Kimmich ishte në vitin 2020, kur Bayern fitoi të gjitha trofetë me trajnerin Hansi Flick.

Pas atij sezoni, mesfushori nuk është i njëjti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat