Xavi Hernandez është emri më i lakuar

Futboll

Xavi Hernandez është emri më i lakuar

Më: 6 mars 2025 Në ora: 17:30
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez është emri më i lakuar i momentit për të marrë drejtimin e Manchester United.

Klubi i madh anglez nuk pritet të tregojë durim me teknikun Ruben Amorim, i cili në verë do të shkarkohet.

Pavarësisht 11-12 mln eurove që “Djajtë e kuq” do të detyrohen t’i paguajnë këtij të fundit, parashikuar në kontratë, anglezët do të fokusohen te Xavi, i cili tashmë ka mjaftueshëm eksperiencë për të nisur një aventurë të re në Premier League.

El Nacional raporton se spanjolli ka menduar që tani për largimet e para. Sipas tij, Andre Onana, Matthijs de Ligt dhe Alejandro Garnacho duhen shitur për të krijuar një buxhet në merkato për t’i zëvendësuar me lojtarë më efikasë dhe të përshtatshëm me idetë e tij.

Deri në verë, këto mbeten thjesht spekulime.

Presim nëse ky plan do të realizohet apo do të jetë një flluskë e radhës në morinë e lajmeve që qarkullojnë javë pas jave për United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat