Arne Slot e ka krahasuar ndeshjen me PSG-në, me atë të Mançester Sitit.
“Kishte shumë ngjashmëri me lojën tonë kundër Sitit. Ne u përballëm me një skuadër kaq të mirë në zotërimin e topi. Ata kanë gjithashtu anësorë të mrekullueshëm. Unë e dija se nuk do të dominonim topin këtu.
E vetmja gjë për të cilën mund t’i fajësoj lojtarët e mi është tre, katër, pesë, gjashtë herë që i kaluam ata, prekja e fundit duhet të ishte më e mirë. Por kjo është e vështirë kur duhet të mbrohesh në Ligën e Kampioneve kaq shumë.
Po të shohësh statistikat, ata ishin numri ‘1’ në Champions. Shumë ritëm në sulm, cilësi me topin. E vetmja gjë që duhet të bënim atje, ishte të mbroheshim”, tha trajneri holandez.
Ai shtoi se në “Anfield” do të kenë nevojë për tifozët: “Do të kemi nevojë për tifozët tanë në ‘Anfield’, por do të na duhen gjithashtu të shtunën kundër Sauthemptonit në Premier Ligë, sepse djemtë duhej të gërmonin shumë thellë për ta kapërcyer këtë. Do të na duhen dy herë në ‘Anfield’. Alison është më i miri në botë”.