Fitore “jetike” e Tiranës

Futboll

Fitore “jetike” e Tiranës

Më: 6 mars 2025 Në ora: 19:07
Tirana

Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve.

Golat për Tiranën u shënuan nga Kola, Jarmouni, Ernest dhe Ndreca. Ndërkohë që golin e vetëm për kurbinasit e shënoi Traore. Një fitore tepër e rëndësishme për Tiranën, të cilët treguan një “fytyrë” të re.

Me këtë triumf, bardheblutë shkojnë në kuotën e 29 pikëve dhe ngjiten në vendin e 8-të.

Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Laçi mbetet në vendin e 6-të të renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat