Jarmouni: Besojmë tek mbijetesa

Futboll

Jarmouni: Besojmë tek mbijetesa

Më: 6 mars 2025 Në ora: 19:10
Walid Jarmouni

Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve.

Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi francez, Walid Jarmouni.

“Jemi shumë të lumtur për këtë fitore dhe që kemi marrë 3 pikë me shumë vlerë.

Besojmë 100% tek mbijetesa pasi kemi të gjitha cilësitë dhe një super trajner. Ndihem shumë mirë me Ernest, pasi ai më jep shumë liri dhe mund ta prek më shumë topin”, u shpreh Jarmouni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat