Milani vendos

Futboll

Milani vendos

Më: 6 mars 2025 Në ora: 19:33
Ancelotti

Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri, Carlo Ancelotti. Këta janë tre emrat më të përmendur të ditëve të fundit si trajnerë të mundshëm të Milanit në sezonin e ri.

Klubi kuqezi ka ndërruar dy trajnerë nga vera deri më sot dhe duket qartë se nuk ka asgjë në terezi. “Djalli” nuk ka thuajse asnjë shans të kualifikohet në Champions League dhe ka dështuar për këtë sezon.

Tuttosport raporton Milani po shqyrton emërimin e një trajneri italian. Prioriteti është legjenda Carlo Ancelotti, por vështirë se ai do të linte Real Madrid për një aventurë të rrezikshme në Milano.

Emrat e tjerë? Kryesisht dihen tashmë: Antonio Conte, Gian Piero Gasperini, Maurizio Sarri, Massimiliano Allegri, Roberto De Zerbi.

Sarri në janar refuzoi të bëhej pasues i teknikut Fonseca, sepse kërkoi kontratë për 12 ose 18 muaj. Milani nuk ia plotësoi kërkesën, por ndoshta kushtet ndryshojnë në verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat