Arsenali pothuaj se tashmë e ka siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra londineze mposhti PSV-në në Holandë me rezultat të thellë 1-7, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales duke bërë hapin gjigant drejt çerekfinaleve të garës më të madh në Evropë.
Tani, ekipi i Mikel Artetës do të presë fituesin e çiftit Real Madrid – Atletico Madrid për t'u përballur në fazën tjetër të kësaj garë.
Një nga lojtarët kyç tek ‘Topçinjve’ është Martin Odegaard, mesfushori norvegjez që dikur ishte pjesë e Real Madridit.
Në një deklaratë për ‘Amazon Prime’, ai e pranon se një rikthim në Madrid për t’u përballur me ish-shokët e skuadrës do të kishte një ndjesi të veçantë.
“Do të ishte e veçantë të kthehesha atje”, tha Odegaard, i cili nuk pati shumë mundësi për të treguar veten gjatë kohës së tij te Real Madrid.