Kristjan Asllani mori për herë të parë që pas transferimit të tij te Interi, besimin e vërtetë nga ana e Inzaghi.
Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen kundër Feynord në transfertë në Champions League, si titullar.
Një ndeshje me përgjegjësi të madhe ku në rast dështimi, Interi do të eliminohej nga Championsi dhe do t’i binte i gjithë sezonit përtokë.
Në herët e mëparshme, Inzaghi kishte bërë shpikje nga më të ndryshmet, vetëm për të mos e aktivizuar Asllanin në momente të tilla delikate.
Duke parë formën jo të mirë fizike të Calhanoglu, trajneri futi mesfushorin shqiptar dhe Asllani reagoi në mënyrë perfektë. Vlerësimi mesatar i mediave italiane për Asllanin ka qenë nota 6.5, që është mbi mesataren, ndërsa Tuttomercatoëeb shkruan: “Iu përgjigj nevojë për të qenë një zëvendësues i Calhanoglu.
Të mos merret e mirëqenë dhe me pak vlerë, në një mbrëmje të tillë, ku topi peshon dyfish dhe e humbet kontrollin”, shkruan media italiane.