Capello këshillon Tuchelin përpara ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Capello këshillon Tuchelin përpara ndeshjes me Shqipërinë

Më: 6 mars 2025 Në ora: 22:14
Capello, Tucheli e Sauthgejti

Për Fabio Capellon, Anglia është shumë pranë një suksesi të madh nëse arrin që të përmirësohet një aspekt të vetëm. Italiani, në vigjilje të takimit me Shqipërinë, i ka dhënë një këshillë Tuchelit.

Për ish-komisarin teknik të “Tre Luanëve” mes viteve 2007-2012, gjermani duhet të ndryshojë mentalitetin e një kombëtareje, të cilës i duhet fare pak për tu shndërruar në fituese.

“Mendoj se të gjithë komisarët teknikë të Anglisë duhet që sapo të marrin këtë post të punojnë me aspektin psikologjik të lojtarëve”, tha italiani.

Trajneri i njohur kishte fjalë të mira për Sauthgejtin, i cili sipas tij kishtë bërë gjithçka mirë duke arritur në dy finalet e dy Europianëve të fundit.

“Garet bëri një punë fantastike pasi udhëhoqi ekipin drejt dy finaleve.

Por për fatin e keq Anglia në 90’ e fundit kishte frikë të fitonte pasi nuk luajti me sigurinë e një ekipi të madh”, arsyetoi Capello.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat