Lazio me dy lojtarë më pak fiton në Çeki

Futboll

Lazio me dy lojtarë më pak fiton në Çeki

Nga: K.G. Më: 6 mars 2025 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Plzen përkundër se ishte me dy lojtarë më shumë në fushë, ka pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Lazio e Romës. 

Ballafaqimi mes Plzenit dhe Lazios u karakterizua me lojë të mirë e me dy karton të kuq.

Lazio pa dy lojtarë doli fitimtare.

Romagnoli (18') e Isaksen (90+8’) shënuan për Lazion dhe Durosinmi (53') për vendasit. 

Në minutën e 77-të Rovella përjashtohet direkt me karton të kuq sikurse edhe Gigot në atë të 90-tën, duke mbetur pa dy lojtarë në fushë skuadra italiane.

As kjo nuk e ndaloi drtejt fitores Lazion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat