​Xhiro e 23-të, kjo është përballja e vetme sot në Superligë

Futboll

​Xhiro e 23-të, kjo është përballja e vetme sot në Superligë

Më: 7 mars 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Do të nis sot xhiroja e 23-të e kampionatit të Kosovës në futboll, Superligës.

Ballafaqimi i vetëm që zhvillohet sot është ai ndërmjet Ferizajt dhe Suharekës që zhvillohet nga ora 14:00.

Kjo pritet të jetë një sfidë mjaftë interesante pasi këto dy skuadra kanë pikë të barabarta, nga 26 dhe pozicionohen në pozitat gjashtë dhe shtatë, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, në këtë pikë të kampionatit, lider i tabelës është Drita me 50 pikë e pasuar nga Ballkani dhe Malisheva me nga 37 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat