Trajneri gjerman, Hansi Flick ka folur në konferencë për media para ndeshjes së javës së 27-të në La Liga ndaj Osasunas.
Flick foli edhe për ndeshjen ndaj Benficas në UEFA Champions League, të cilën e fitoi minimalisht 0:1,
Gjermani i thuri lavde portierit polak, Szczesny.
“Të gjithë lojtarët bën mirë në Lisbonë, por Wojciec Szczesny bëri diçka fantastike, duke na ndihmuar neve.
Kjo është arsyeja pse ai është portieri i parë joni”, u shpreh Flick
Kujtojmë se Barcelona e fitoi minimalisht ndeshjen ndaj Benficas, kurse javën tjetër luan ndeshjen e kthimit në shtëpi. Para Ligës së Kampionëve, ekipi katalunas luan ndaj Osasunës.