Ramiz Sadiku deklason 2 Korrikun, Rahoveci fiton tre pikë të mëdha

Futboll

Ramiz Sadiku deklason 2 Korrikun, Rahoveci fiton tre pikë të mëdha

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2025 Në ora: 16:57
Ramiz Sadiku

Ramiz Sadiku i Prishtinls vazhdon me serinë e rezultateve të lakmueshme në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Futbollistët e Ramiz Sadiku treguan angazhim e lojë të mirë, duke e deklasuar me rezultat 3:0 rivalin e kryeqytetit 2 Korrikun.

Golat i realizuan Ardi Shala, Eurent Krasniqi e Dion Gashi.

Pas javës së 18-të Ramiz Sadiku ka përforcuar vendin e tretë me 33 pikë e 2 Korirku është në të 7-tin me 17 pikë.

Rahoveci ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën.

Rahoveci e mposhti me rezultat 1:0 Istogun në kuadër të Grupit A.

Rahoveci është në vend të 9-të me 11 pikë e Istogu në të 8-tin me 18 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat