Otrant - Olimpik me zemër të madhe, gjunjëzon kampionin e Malit të Zi

Futboll

Otrant - Olimpik me zemër të madhe, gjunjëzon kampionin e Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2025 Në ora: 19:28
Skuadra e Otrant – Olimpik

Skuadra e Otrant – Olimpik nga Ulqini me zemër të madhe, ka shënuar fitoren e dytë rresht, kësaj radhe e ka gjunjëzuar me rezultat 2:0 kampionin e Malit të Zi, Deçiqin nga Tuzi.

Deçiç AdmiralBet u dorëzua në pjesën e dytë në fushën e kampit stërvitor të Federatës, në Podgoricë.

Të dy golat e ulqinakëve i ka shënuar Petar Vukçeviq në minutën e 52-të dhe të 73-tën.

Skuadra nga Ulqni ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën.

Otrant – Olimpik renditet në pozitën e parafundit (i nënti) me 20 pikë e Deçiqi në të katërtin me 31 sosh pas javës së 23-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat