Milani ngadhënjen me përmbysje ndaj Lecces së Berishës dhe Ramadanit

Futboll

Milani ngadhënjen me përmbysje ndaj Lecces së Berishës dhe Ramadanit

Nga: K.G. Më: 8 mars 2025 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Milani luftarak deri në frymën e fundit të lojës.

Skuadra e Milanit ngadhënjeu në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Lecces, në takimin e javës së 28-të të Serie A në futboll.

Futbollisti shqiptar Medon Berisha u paraqit titullar për Leccen.

Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të, pasi që nga prapa e kapi për fanelle futbollistin Pulisic.

Kërstoviq shënoi në minutën e 7-të e 59-tën për Leccen dhe Gallo (68' - autogol), Pulisic (73' - nga penalltia e 81').

Berisha është zëvendësuar në minutn e 56-të dhe Ylber Ramadani u fut në lojë në minutën e 74-të por pa sukses për Leccen.

Milani renditet në pozitën e tetë me 44 pikë e Lecce në të 16-tin me 25 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat