Ish-yjet e Tiranës dhe Partizanit protagonistë

Futboll

Ish-yjet e Tiranës dhe Partizanit protagonistë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 21:53
Massanga Matondo

Hatayspor ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Trabzonspor me rezultatin 2-1 ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superligës turke.

Ekipi i Visar Bekaj dhe Massanga Matondos arriti të marrë këtë fitore ndaj një kundërshtari tepër të vështirë në transfertë.

Ish-mesfushori i Partizanit arriti të bëhet protagonist duke arritur të shënojë një gol, duke u vlerësuar me notën 7.6 si më i miri i ekipit të tij.

Nga ana tjetër, ish-portieri i Tiranës që pësoi vetëm një gol dhe reagoi në shumë raste, është vlerësuar me notën 7.2 në këtë takim. Ish-yjet e klubeve kryeqytetase në Shqipëri i dhanë një fitore të madhe Hataysporit ditën e sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat