Lojtari i Gjilanit, Shqiprim Taipi, është paraqitur në konferencën për media para sfidës kampionale të fundjavës ndaj Feronikeli ’74.
27 vjeçari ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe koncentrim maksimal, pasi që oponenti i nesërm ka shfaqur cilësi në ndeshjet e fundit kampionale.
“Ndeshje e rëndësishme për të cilën jemi përgatitur duke punuar shumë mirë gjatë javës. Pavarësisht të gjithave, çdo kundërshtar duhet rrespektuar, sepse në kampionatin e Kosovës nuk ka kundërshtar të lehtë dhe të fortë. Duhet të futemi në ndeshje të koncentruar dhe të luftojmë për njëri tjetrin, kjo është shumë me rëndësi”.
Taipi ka folur edhe për formën e tij individuale, derisa beson që mund të jap akoma më shumë për fanellën “kuqebardh”.
“I kënaqur me formën individuale, por nuk dua të ndalem. E rëndësishme ka qenë të fitoj ekipi dhe unë kam ardhur këtu për ta ndihmuar ekipin. Megjithatë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë me ecurinë e rezultateve pozitive”.
I pyetur për atmosferën brenda grupit, Taipi u shpreh:
“Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë. Këtu te Gjilani grupi është shumë i shëndosh.
Gjithë futbollistët i presin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të gjithë ndjehen sikurse në shtëpinë e tyre dhe kjo më pëlqen jashtëzakonisht shumë në këtë klub”.
Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Feronikeli ’74 zhvillohet këtë të diel me fillim nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.