Gjilani favorit

Futboll

Gjilani favorit

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:01
Lojtarëlt e Gjilanit

Pas dy ndeshjeve në udhëtim, ekipi i Gjilanit rikthehet të performojë në shtëpi, derisa do të jetë nikoqir i Feronikeli ’74.

"Grupi ka qenë i motivuar në punë thuajse gjatë gjithë javë dhe presin sfidën e vikendit për të vijuar ecurinë e rezultateve.

Ardian Nuhiu dhe stafi nuk do të mund të llogarisin në mesfushorin Kushtrim Shabani, i cili për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve (4) nuk do të jetë i përfshirë në këtë sfidë, futbollistët e tjerë, Robert Rrahmani, Endri Reçi dhe Leon Miftari për shkak të lëndimeve.

Me pjesën tjetër në dispozicion skuadra do të synojë të vazhdojë formën e mirë të cilën e ka nisur në pranverë.

Këtë të shtunë është mbajtur prova e fundit gjenerale para duelit të rëndësishëm të së dielës", njofton SC Gjilani.

 Ndeshja zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 14:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat