Pas dëmtimit të Ter Stegen, ky mund të ishte sezoni i karrierës për Inaki Pena, por Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës nuk kishin besim të plotë te spanjolli, ndaj dhe transferuan falas Wojciech Szczęsny, polakun që e kishte mbyllur me futbollin, por u rikthye pas propozimit që mori nga klubi katalanas.
Duke qenë numri dy tani, dhe me rikthimin e Ter Stegen apo blerjen e një portieri të ri, i bie të jetë portieri i tretë, Inaki Pena po po mendon largimin nga Barcelona dhe në ndihmë i vjen PSG. Klubi francez e sheh 26-vjeçarin si një opsion interesant për të qenë zëvendësi i Donnarumma-s.
Megjithatë, largimi i tij nga Barcelona do të varet nga kushtet e vendosura nga klubi katalanas dhe projekti që i ofrohet në kryeqytetin francez.
Por, nuk pritet që Barcelona të nxjerrë probleme për largimin e Inaki Pena apo të kërkojë ndonjë shifër të ekzagjeruar.