Abrashi ndëshkohet me karton të kuq në Zvicër

Futboll

Abrashi ndëshkohet me karton të kuq në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2025 Në ora: 23:16
Futbollisti Amir Abrashi

Futbollisti Amir Abrashi nuk e ka pas një mbrëmje të mirë, duke u përjashtuar në minutën e 22-të.

Kapiteni i Grasshoppersit u përjashtua me karton të kuq pasi që e rrëzoi Chadrac Akolo si lojtarin e fundit.

Arbitri Anojen Kanagasingam ia tregoi menjëherë kartonin e kuq. 

Bastien Toma u paraqit standard për St. Gallenin i cili fitoi me rezultat 3:1 ndaj Grasshoppersit.

Për vendasit shënuan Geubbels (16’), Geubbels (57’), Witzig (66’) dhe për udhëtuesit Kittel (35’).

St. Gallen renditet në vend të gjashtë me 39 pikë dhe Grasshpers me 26 sosh pas së javës 27-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat