Pelisteri, rival i Shkëndijes

Futboll

Pelisteri, rival i Shkëndijes

Më: 8 mars 2025 Në ora: 23:22
Lojtarët e Shkëndijes

Pas dy fazave të para të kampionatit maqedonas, të dielën nis rrethi i tretë dhe përfundimtar i sezonit, ku Shkëndija e Tetovës hyn si lider i renditjes.

"Seria e tre fitoreve radhazi në kampionat dhe kalimi në gjysmëfinale të Kupës u ndërpre mesjavën e kaluar me humbjen në transfertë ndaj Strugës.

Megjithatë, skuadra ka punuar këto ditë për të lënë pas atë disfatë dhe tashmë është plotësisht e fokusuar për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion.

Pengesa e parë në këtë fazë është Pelisteri, një kundërshtar me traditë në futbollin vendor.

Skuadra

Tekniku i kuqezinjve do të ketë në dispozicion Liridon Latifin (edhe pse akoma s’është 100%), i cili mungoi në Strugë për shkak të një dëmtimi, si dhe Amir Nuhijën, që kthehet pas pezullimit me karton të kuq. Ndërkohë, për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë, Zija Merxhani, Reshat Ramadani dhe Ibrahim Alhassan do ta ndjekin këtë përballje nga tribunat.

Skuadra nga Manastiri po zhvillon një sezon mesatar, duke u renditur në pozitën e 7-të me 26 pikë (6 fitore, 8 barazime dhe 8 humbje).

Gjithsesi, forma e tyre në pjesën pranverore është më e mirë se ajo e vjeshtës, pasi në katër ndeshjet e para të vitit kanë marrë dy fitore (kundër Voska Sport dhe Tikveshit), një barazim (me Brerën) dhe një humbje (në transfertë ndaj Shkupit).

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Pelisteri do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00", njofton KF Shkëndija,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat