Rezultatet e kësaj jave në kompeticionet europiane kanë bërë që Italia të fitojë disi terren në lidhje me renditjen e sezonit në UEFA, por vazhdon të jetë ende në vendin e tretë.
Kjo do të thotë se për sezonin e ardhshëm nuk ka më 5 skuadra në Champions, por vetëm 4. Fitorja e Romës ndaj Bilbaos sigurisht që jep shpresë, pavarësisht se është ende larg.
Në vendin e parë të klasifikimit të sezonit është Anglia që thuajse e ka të sigurt prezencën me 5 skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Italia do të kërkojë gjithçka deri në fund, por fakti që në Champions është vetëm Interi, ia bën të vështirë që të fitojë pikë në krahasim me gjigantët e Spanjës.