Kush ishte Karlos Minarro, mjeku i Barcelonës që vdiq nga ataku kardiak

Futboll

Kush ishte Karlos Minarro, mjeku i Barcelonës që vdiq nga ataku kardiak

Më: 9 mars 2025 Në ora: 09:32
Karlos Minarro Garsia

Ndeshja e Barcelonës dhe Osasunës u anulua për shkak të vdekjes së mjekut të ekipit blaugrana.

Karlos Minarro Garsia ndërroi jetë në dhomën e tij të hotelit si pasojë e një ataku kardiak.

40-vjeçari kishte punuar me skuadra të ndryshme të Barcelonës që nga viti 2017 dhe filloi të punonte me ekipin e parë të futbollit të meshkujve disa muaj më parë.

Mjeku, baba i dy fëmijëve, u dallua në qytetin e Barcelonës për punën e tij në fushën e parandalimit dhe trajtimit të dëmtimeve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucion për shkak të angazhimit të tij për mirëqenien e lojtarëve.

Minarro kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me lojtarë si Gavi, Dani Olmo, Pedri dhe Ronald Araujo, ndaj të cilëve u tregua shumë i vëmendshëm gjatë gjithë gjysmës së parë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat