Alejandro Garnacho është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij duke u larguar nga Manchester United.
Anësori argjentinas do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror dhe do të bashkohet me Atletico Madrid.
Klubi madrilen tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin, i cili do të kthehet në institucionin ku filloi karrierën e tij para se të nisej për Angli.
Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike për të përforcuar sulmin e Atletico, duke synuar të forcojë krahun e majtë dhe të krijojë një partneritet sulmues me Julian Alvarez, një tjetër yll argjentinas.
Manchester United ka vendosur të heqë dorë nga Garnacho pasi ai nuk përshtatet në planet e trajnerit, RubEn Amorim. G
jithashtu, klubi anglez po përballet me vështirësi financiare dhe kërkon të balancojë llogaritë duke shitur lojtarë. Shitja e Garnacho, që pritet të gjenerojë rreth 50 milionë euro, do t’i japë “Djajve të Kuq” hapësirë për të investuar në rindërtimin e skuadrës.
20-vjeçari, ka treguar potencial të madh këtë sezon me Manchester United, duke shënuar tetë gola dhe dhënë shtatë asistime në 42 ndeshje.
Megjithatë, situata financiare dhe ristrukturimi i skuadrës e kanë bërë largimin e tij të pashmangshëm.