Armand Duka i shkruan yllit të Kombëtares shqiptare

Futboll

Armand Duka i shkruan yllit të Kombëtares shqiptare

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:15
Asllani

Dita e sotme është tepër e veçantë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare dhe Inter, Kristjan Asllani. Sot, futbollisti kuqezi feston ditëlindjen e tij të 23-të, teksa urimet nuk kanë munguar.

Pikërisht në këtë ditë, Asllani ka marrë urime të veçanta nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti i saj, Armand Duka. Presidenti Duka i ka shkruar publikisht, me anë të një “story” në rrjetet sociale.

“Kristjan Asllani, gëzuar ditëlindjen”, shkruhet në urimin e bërë nga presidenti i FSHF-së. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan: 

“Edhe 100 vite të lumtura Kristjan Asllani”.

Kujtojmë që ky muaj do të jetë tepër i vështirë për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë do të nisin kualifikueset e Botërorit 2026 përballë Anglisë në transfertë më 21 mars, ndërsa 3 ditë më vonë presin Andorrën në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat