Inzaghi nuk kënaqet vetëm me kurorën e trefishtë

Futboll

Inzaghi nuk kënaqet vetëm me kurorën e trefishtë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:18
Simone Inzaghi

Inter ia doli që të triumfojë në shtëpi me përmbysje përballë Monzas në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, përfundoi 3-2 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri zikaltër, Simone Inzaghi.

Ky i fundit tregoi se pas fitores ai ka përqafuar të gjithë lojtarët e ekipit një nga një. Ndër të tjera, Inzaghi sheh edhe Botërorin e Klubeve si një objektiv, duke mos qenë i kënaqur me “tripletën” e trofeve.

“Përgëzime Monzës, por përgëzime edhe për djemtë e mi. Mbetëm sërish me mendje të kthjellët. Vendosëm një rekord goditjes, mendoj se ishin 30-31. Në Serie A të gjitha ndeshjet janë të vështira.

I përqafova çunat e mi një e nga një. Po më japin gjithçka që kanë. Shenja e 3-shit? Gabova. Duhet të më korrigjonit menjëherë, sepse numri i duhur është 4. Është edhe Botërori për Klube”, tha Inzaghi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat