Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Barcelonës

Futboll

Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Barcelonës

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:33
Perez e Laporta

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës e paraparë që të luhet dje me fillim nga ora 21:00 është shtyrë shkaku i vdekjes së njërit prej anëtarëve të Barcelonës.

Blaugranasit përmes një njoftimi zyrtar kishin bërë me dije se mjeku i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë papritmas pak kohë para nisjes së ndeshjes ndaj Osasunës. 

Të shumta ishin reagimet nga komuniteti i futbollit në Spanjë, teksa atyre tani iu bashkua edhe Real Madridi. 

Klubi madrilen përmes një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tyre për këtë rast tragjik. 

“Real Madridi, presidenti i saj dhe bordi i drejtorëve ndjejnë keqardhje të thellë për vdekjen e doktorit të Barcelonës, Carles Minarro Garcia”. 

“Real Madridi do të donte të shprehte ngushëllimet dhe dashurinë ndaj familjes së tij, kolegëve të tij, Barcelonës dhe më të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, thuhej në njoftimin e Real Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat