Shkëndija favorite kundër Pelisterit, Struga-Voska, “derbi liqenas”, Shkupi pret Besën!

Futboll

Shkëndija favorite kundër Pelisterit, Struga-Voska, “derbi liqenas”, Shkupi pret Besën!

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:35
Struga Trim Lum

Sot fillon faza e tretë e kampionatit të Ligës së Parë të Futbollit, me xhiron e 23-të.

Liderja Shkëndija pret Pelisterin, ndërsa Struga Trim Lum do të luajë kundër Voskës në shtëpi, në “derbin e liqenit”.

“Po, ne analizojmë secilën skuadër me të cilën kemi të luajmë. Në këtë ligë ju duhet të respektoni secilin ekip, ne nuk nënçmojmë asnjë skuadër.

Ne e marrim ndeshjen me Pelisterin si çdo ndeshje tjetër, sepse ne jemi të vendosur të marrim (fitojmë) këtë kampionat në fund të sezonit.

Prandaj e marrim këtë ndeshje si takimet tjera, si një finale të Kupës apo sikur të jetë ndeshja e fundit e sezonit. Pra ne jemi gati për Pelisterin, ata janë ekip i mirë dhe ne jemi gati të luajmë me 100% në fushë”, deklaroi Ronaldo Websteri i Shkëndijës.

Shkupi i Çairit do ta presë Besën, ndërsa Gostivari do ta presë Brerën.

Në Kratovë, Sileksi pret Vardarin, ndërsa nesër luhet ndeshja e fundit e xhiros së 23-të ndërmjet Rabotniçkit dhe Tikveshit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat