Çka ndodhi në ndeshjen Besa - Fortuna në Hasanbeg?

Futboll

Çka ndodhi në ndeshjen Besa - Fortuna në Hasanbeg?

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:36
Pamje

KF Fortuna vazhdon me shënimin e rekordeve në futbollin vendor. Skuadra nga Hasanbegu në ndeshjen me Besën e Sllupcanit (Liga e Tretë- Veri), ka pësuar disfatë 4:3, por kjo ndeshje kaloi në shenjë të një feste dhe rekordi të ri.

Një nga momentet më emocionuese të sfidës ishte debutimi i talentit, Fisnik Aliu (djali i dëshmorit Harun Aliu – Kushtrimi)..

Në minutën e 78-t, me vetëm 16 vjet, zëvendësoi Alban Aliun dhe me këtë hyri në historinë e futbollit të Maqedonisë.

“Dhuratë më të mirë për ditëlindje as që mund të kisha paramenduar, se debutimi i së shtunës me Fortunën. I falënderoj të gjithë në KF Fortuna, për mbështetjen që po ma japin në dhe jashtë fushës”, tha mbrojtësi 16-vjecar.

Ky është një sinjal i qartë se Fortuna iu kushton një vëmendje të posaçme zhvillimit dhe prodhimit të talentëve premtues për të ardhmen.

Aliu, tani është pjesë e historisë së futbollit të Maqedonisë, pasi me 16 vjet debuton në fanellën e seniorëve.

Rekordin e deritanishëm në futbollin e Maqedonisë e mbante Dashmir Elezi i Shkëndijës me 16 vjet e 1 ditë.

Liga e Tretë në Maqedoni luhet nën ombrellën e FFM-së dhe për këtë shkak ky llogaritet si futbolllisti më i ri në moshë që ka debutuar tek seniorët.

Këtë rekord tash e tutje vetëm mund të barazohet në të ardhmen.

Pas përfundimit të ndeshjes në fjalë, të dyja skuadrat festuan ditëlindjen e Fisnik Aliut edhe me një iftar të përbashkët.

Përndryshe, KF Fortuna nga Hasanbegu, në këtë sezon po luan më ekipin më të ri në moshë në të gjitha ligat e vendit me një mesatare prej 19.8 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat