Serxhio Ramos realizon një gol fantastik me skuadrën e re!
Mbrojtësi spanjoll, Serxhio Ramos ka realizuar një tjetër gol për skuadrën e tij të re, Monterrej.
Në minutën e 12-të, pas një harkimi nga goditja e këndit, Ramos gjen në zonë topin duke e gjuajtur me kokë për të mposhtur portierin kundërshtar.
Ky është goli i dytë për ish-in e Realit dhe Sevijas i cili ka luajtur në 3 ndeshje.
Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1-1.