Verën e kaluar, Juventusi dhe Atalanta e panë veten të ulur në një tavolinë në fundin e merkatos për të konkretizuar transferimin e Teun Kopmainersit.Për shumë javë kishte një tension mes klubit bergamas dhe holandezit në pritje të lëvizjeve nga “Continasa”.
Në fund, transferimi u bë zyrtar më 29 gusht për 51.3 milionë euro dhe 9.4 milionë bonuse. Megjithatë, lista e lojtarëve që po vëzhgohen në kampin zikaltër nga ana e Juventusit është e gjatë. Në Bergamo mund të ndodhë një revolucion në verë.
TË VËZHGUAR- Le ta nisim nga Lokman, që është më shumë sesa thjesht një dëshirë e merkatos, duke konsideruar faktin që Xhungoli lëvizi prej disa javësh për të kuptuar përmes menaxherit të tij dëshirën për t’u larguar. Por konkurrenca për shërbimet e tij është e madhe dhe mund të vijë nga Premier Liga, ashtu si për Ederson që është një tjetër lojtar që i pëlqen Juventusit. Por sigurisht që të dy lojtarët nuk qëndrojnë indiferentë përballë pëlqimit nga bardhezinjtë. Si për Lokmanin ashtu edhe për Edersonin do të ishte ideale që të luanin në Torino sepse Juventusi është Juventusi. Edhe Mota i konsideron lojtarë të rëndësishëm, por sigurisht që do të duhej një sakrificë në aspektin ekonomik ashtu si për Kopmainersin.
SULMUESI- I treti në listën e dëshirave nga lojtarët e Gasperinit është Retegi. Do t’i bënte shumë punë Juventusit. Xhuntoli e mendoi që në verën e kaluar, kur ishte pjesë e Xhenoas.
Por Atalanta u tregua më e shpejtë. Megjithatë, sulmuesi i kombëtares nuk është i paprekshëm dhe mund të largohet në verë.
Sigurisht që me fanellën bardhezi do ta kishte më të lehtë kombëtaren. Në repartin e avancuar pritet një revolucion në Torino dhe gjithçka është e lidhur me të ardhmen e lojtarëve të huazuar si Konseisao dhe Kolo Muani. Për më tepër ka edhe lojtarë që janë në skadencë dhe më pak funksionalë për Motën si Vlahoviç dhe Milik.
LËVIZJET- Juventus dhe Atalanta janë dy skuadra që mund të bëjnë shumë lëvizje në merkato. Mundësia për kampin bardhezi që të bëjë “pazar” në Bergamo është e madhe sepse filozofia e bardhezinjve përshtatet me atë të Gasperinit. Aty ka shumë lojtarë që mund të bëjnë hapin në një skuadër të madhe. Mbetet për t’u parë realisht se për cilin prej tyre skuadra e Juventusit do të tregojë interes të veçantë dhe do të futet në bisedime.