Monza është mposhtur me shifrat 3:2 nga Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Serie A.
Pavarësisht humbjes, Nesta ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
Ai beson ende te mbijetesa në elitën e futbollit italian.
Pas përfundimit të ndeshjes, Alesandro Nesta ka thënë se në rast se do të sigurojnë qendrimin në Serinë A, atëherë do të bëjnë paradën me autobus në qytet për të festuar.
Sipas tij, do të ishte diçka për t’u bërë serial, pasi diferenca me zonën e sigurtë është 10 pikë dhe shumë e vështirë për t’u arritur.
“Motivimi ynë se nëse shptëojmë (nga rënia nga kategoria) do të bëjmë (paradën) autobusin e hapur. I them djemve: ‘Shikoni, do të bëjmë serial për ne nëse arrijmë të shpëtojmë nga rënia.
Do të jetë diçka që nuk është paë ndonjëherë më përpara’. Duhet të besojmë, kundër Parmës është thirrja e fundit. Kemi bërë një paraqitje të mirë”, ka deklaruar Alesandro Nesta.