Tirana beson

Futboll

Tirana beson

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:00
Zharmuni - Ndreca

Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia ose një nga sfidat më të vjetra të kampionatit shqiptar do të luhet ditën e martë.Dy skuadrat, këtë sezon në fushë kanë dhuruar spektakël, pasi në çdo sfidë golat kanë qenë me shumicë.

Katër gola në përballjen e parë, shtatë në të dytën dhe tre në sfidën e fundit e luajtur në Shkodër.

Një ndeshje, që gjithmonë është vendosur nga sulmuesit.

Nëse te Vllaznia, emri i madh është Bekim Balaj, i cili e ka “masakruar” ekipin e Tiranës, bardheblutë këtë herë duan të kundërpërgjigjen me një bomber tjetër, Ualid Zharmunin.

Sulmuesi francez i bardhebluve ka qenë vendimtar në shumë sfida të kryeqytetasve, pasi këtë kampionat ka shënuar 9 gola dhe 1 autogol. Zharmuni, pikërisht ndaj Vllaznisë ka tundur rrjetën e parë në kampionatin shqiptar. Futbollisti është golashënuesi më i mirë i skuadrës kryeqytetase, ndërsa nëse para porte do të kishte qenë më i qartë, me siguri do të ishte krah Balajt.

E veçanta mes dyshes Zharmuni-Balaj është fakti se francezi ka shënuar vetëm dy herë me penallti, ndërsa Balaj katër herë. Tej të gjithave, tek Tirana besojnë se klasikja e kësaj radhe mund të jetë nën shenjën e Ualid Zharmunit. Krah tij, Akileu Ndreca një nga lojtarët më rezultativ, përsa i përket raportit të golave të shënuar dhe minutave të luajtura.

Ndreca ka shënuar shtatë herë, duke qenë në fushë 1119 minuta.

Shkodrani shënon çdo 160 minuta dhe është një tjetër që mund të vendosë klasiken me Vllazninë. Thënë gjithçka, tek Tirana janë të bindur se kjo sfidë e katërt do të vendoset nga sulmuesit bardheblu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat