Bayern përcakton kush duhet shitur për të arritur te ylli i Leverkusen

Futboll

Bayern përcakton kush duhet shitur për të arritur te ylli i Leverkusen

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:09
Florian Wirtz

Bayern e ka vendosur tashmë.

Blerja e madhe e klubit bavarez do të jetë ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.

Ai kushton 140 deri në 150 mln euro, kështu që për blerjen e tij nevojiten të bëhen disa sakrifica.

Bild raporton se drejtori sportiv Max Eberl ka vendosur të nxjerrë në merkato sulmuesin anësor Kingsley Coman, i cili tashmë nuk është më në vitet më të mira të karrierës.

Kontrata aktuale e francezit në Mynih përfundon në vitin 2027. Për të kanë interes disa klube në Premier League, por shanset më të mëdha janë për një kalim në Arabinë Saudite.

Bayern pret rreth 50 mln euro nga shitja e tij. Klubi gjithashtu do të kursejë nga paga e tij prej 17 mln eurosh bruto në sezon (8,5 mln euro neto).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat