Debutimi dhurata më e mirë e ditëlindjes për 16-vjeçarin Fisnik Aliu.
KF Fortuna vazhdon me shënimin e rekordeve në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Këta në ndeshjen me Besën e Sllupçanit (Liga e Tretë- Veri), ka pësuar disfatë 4:3 por kjo ndeshje kaloi në shenjë të një feste dhe rekordi të ri.

Pamje
Një nga momentet më emocionuese të sfidës ishte debutimi i talentit Fisnik Aliu (djali i dëshmorit Harun Aliu – Kushtrimi).
Në minutën e 78-t, me vetëm 16 vjet, zëvendësoi Alban Aliun dhe me këtë hyri në historinë e futbollit të Maqedonisë.
“Dhuratë më të mirë për ditëlindje as që mund të kisha marrë, se debutimi i së shtunës me Fortunën. I falënderoj të gjithë në KF Fortuna, për mbështetjen që po ma japin në dhe jashtë fushës.”, tha mbrojtësi 16-vjecar.
Ky është një sinjal i qartë se Fortuna, iu kushton një vëmendje të posaçme zhvillimit dhe prodhimit të talentëve premtues për të ardhmen. Aliu, tani është pjesë e historisë së futbollit të Maqedonisë, pasi me 16 vjet debuton në fanellën e seniorëve.
Rekordin e deritanishëm në futbollin e Maqedonisë, e mbante Dashmir Elezi I Shkëndijës me 16 vjet e 1 ditë. Ndryshe Liga e Tretë në Maqedoni, luhet nën ombrellën e FFM-së dhe për këtë shkak ky llogaritet si futbolllisti më I ri në moshë që ka debutuar tek seniorët. Këtë record tasht e tutje vetëm mund të barazohet në të ardhmen.
Pas përfundimit të ndeshjes në fjale të dyja skuadrat festuan ditëlindjen e Fisnik Aliut. Përndryshe KF Fortuna nga Hasanbegu, në këtë sezonë po luan më ekipin më të ri në moshë në të gjitha ligat e vendit me një mesatare prej 19.8 vjet.