Kjo e diel premton gola dhe spektakël

Futboll

Kjo e diel premton gola dhe spektakël

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:06
Arsenal

Kjo e diel ka tri ndeshje me rivalitet të fortë, të cilat po i presim me padurim.

Pasditja nis me përballjen Manchester United – Arsenal (17:30) në Premier League.

“Djajtë e kuq” janë duke vuajtur më shumë se kurrë, por një fitore e mundshme ndaj londinezëve do t’i motivonte tejmase për vazhdimësinë.

Mision i pamundur?

Ndoshta, por në Premier League nuk bëhen dot parashikime.

Në mbrëmje, Juventus pret Atalantën (20:45) në Torino për të treguar nëse rritja e javëve të fundit ishte rastësi apo rezultat i një pune kolosale të skuadrës bardhezi. Edhe kjo ndeshje nuk parashikohet dot, sepse të dyja skuadrat kanë cilësi dhe objektiva për këtë vit.

Real Sociedad – Sevilla (21:00) është ndeshja e tretë 50-50 e kësaj të diele. Këto skuadra deri tani i ndan vetëm një pikë në tabelën e klasifikimit. Shohim si do të ndryshojë situata pas lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat