Lojtari shqiptar humbi ndjenjat, skuadra turke reagon

Futboll

Lojtari shqiptar humbi ndjenjat, skuadra turke reagon

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:12
Rei Manaj

Futbollisti shqiptar Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe.

Ai humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua me ambulancë. Ndërkohë klubi ka reaguar duke zbuluar gjendjen e sulmuesit të Kombëtares.

“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. 

Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.

Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat