Trajneri Silvinjo viziton talentet e “Elite Youth Development Academy”

Futboll

Trajneri Silvinjo viziton talentet e “Elite Youth Development Academy”

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:29
Shqipëria

Talentet e “Elite Youth Development Academy” përjetuan një moment të veçantë gjatë një prej seancave stërvitore, pasi u vizituan nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

Tekniku kuqezi u takua me lojtarët e akademisë në fushën e “Shtëpisë së Futbollit”, aty ku talentet e “Elite Youth Development Academy” përgatiten nga specialistët e ekipeve kombëtare dhe Drejtorisë Teknike në FSHF.

Gjatë bisedës së shkurtër me lojtarët, trajneri Silvinjo i përgëzoi për punën e përditshme dhe i inkurajoi të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim për ta bërë ëndrrën e tyre realitet.

Akademia “Elite Youth Development Academy” përfshin 37 lojtarë të talentuar të datëlindjeve 2010–2011, me qëllimin kryesor të edukimit dhe trajnimit të tyre jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat