Pas fitores bindëse ndaj Bajer Leverkusenit, shumë tifozë të Bajernit po ëndërrojnë “finalen në shtëpi”.
Por Lotar Mateus paralajmëron kundër festimeve të parakohshme dhe kërkon kujdes.Me një triumf mbresëlënës 3-0 kundër Leverkusen, bavarezët kanë bërë një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.
Megjithatë, Mateus kërkon kujdes.
Pavarësisht fitores bindëse, është ende herët për të folur për finalen në “Allianz Arena”.
Finalja e Champions-it do të zhvillohet më 31 maj në Mynih, një skenar që risjell kujtimet e vitit 2012, kur Bajerni fatkeqësisht humbi nga Çelsi me penallti. Por ka ende shumë për të bërë, thotë ish-lojtari “rekordmen” i Gjermanisë. ”
Ka ende disa raunde për të kapërcyer, nëse duam të kalojnë fillimisht pengesën e Leverkusenit. ‘Krem de la krem’ tashmë po pret atje. Pra, është shumë larg, por mendoj se fillimisht duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen jashtë fushe të martën e ardhshme në Leverkusen dhe jo për raundin tjetër”, shpjegoi 63-vjeçari në një intervistë për “RTL / ntv” dhe “sport.de”
. Nëse skuadra e Mynihut mund të kryejë detyrat e ardhshme, ata mund të përfitojnë nga një avantazh në shtëpi në finale dhe sipas Lotarit, kjo do t’i bënte ata një nga favoritët kryesorë.
“Gjigandët nga Mynihu kanë një ndeshje në shtëpi nëse arrin finalen. Atëherë mund ta quani Bajern Mynih favorit”, theksoi eksperti televiziv. Faktori vendimtar është forma aktuale në krye të tabelës së Bundesligës, e cila ka qenë veçanërisht mbresëlënëse në ndeshjet e fundit:
“Ata e treguan këtë në Shtutgart, kundër Eintraht Frankfurt dhe veçanërisht ndaj Bajer Leverkusen. Nëse e mbajnë këtë formë, atëherë nuk ka ekip që i ndal”.