Trepça ’89 e Mitrovicës synon të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.
Është një ditë e veçantë për për portierin Donat Kaçiu.
“Donat Kaçiu sot shënon 100 ndeshje zyrtare si Minator.
Sfida ndaj KF Vëllaznimit është ndeshja e tij e 100-të me fanellën e klubit tonë.
Para ndeshjes, drejtori sportiv, z. Even Zeka, e nderoi Kaçiun me një simbolik të klubit, duke vlerësuar këtë arritje të rëndësishme.
Urime Donat, dhe suksese të mëtejshme së bashku”, shkruan në faqen e FC Trepçës ’89.