Haxhimhamza mbron penalltinë, Gjilani fiton me golin e Prapashticës

Futboll

Haxhimhamza mbron penalltinë, Gjilani fiton me golin e Prapashticës

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2025 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Albin Prapashtica është autor i golit të fitores së Gjilanit, me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit 74 nga Drenasi.

Fitore e madhe për skuadrën e Gjilanit e cila po e përforcon vendin e katërt në renditje.

Mysafirët u përpoqën por pa sukses në duel me Gjilanin.

Në minutën e 90+6 Zumberi dështoi nga penalltia, portieri i Gjilanit Kenan Haxhihamza e priti atë. 

Gjilani tani zë vendin e katërt me 34 pikë e Feronikeli 74 të fundit me 14 pikë pas javë së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat