Dukagjini fiton tre pikë domethënëse

Futboll

Dukagjini fiton tre pikë domethënëse

Nga: K.G. Më: 9 mars 2025 Në ora: 16:02
Skuadra e Dukagjinit

Skuadra e Dukagjinit e mundi me rezultat 1:0 Malishevën, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Mërgim Pefqeli është protagonist i fitores së Dukagjinit. 

Ai, në minutën e 10-të me një goditje të fortë nga brenda 16-shit, ia siguroi fitoren Dukagjinit.

Dukagjini tani për tani kalon në pozitën e shtatë me 28 pikë e Malisheva është në të tretin me 37 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat