Struga Trim Lum fiton, Gostivari dështon

Futboll

Struga Trim Lum fiton, Gostivari dështon

Nga: K.G. Më: 9 mars 2025 Në ora: 16:15
Struga Trim Lum

Gostivari ka bërë edhe një hap fals në luftë pët titullin e kampionit të Maqedonsië së Veriut.

Gostivari si vendas ka barazuar me rezulta 2:2 me Brera-n nga Strumica.

Për Gostivarin shënuan Kalanoski (25') e Ajdini (87') dhe për udhëtuesit Velkov (45') e Gjorgjevski (52').

Gostivari renditet në pozitën e tretë me 44 pikë e Brera në të 8-tin me 21 sosh.

Struga Trim Lum me golin e Maleskit në minutën e 88-të e mundi (1:0) Voska Sportin.

Struga Trim Lum është në vend të pestë me 38 pikë e Voska Sport në të 11-tin me 18 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat