Janë luajtur 6 ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë. Vora është ndalur në barazim me shifrat 1-1 në minutat e fundit nga Apolonia. Flamurtari ka përfituar nga barazimi i rivalëve.
Ekipi vlonjat ka fituar me përmbysje ndaj Kastriotit me shifrat 2-1. Hoxha shënoi fillimisht për krutanët, por Shkurtaj dhe Pjeshka përmbysën gjithccka për Flamurtarin.
Besa e Kavajës ka arritur të mposhtë Lushnjen me rezultatin bindës 3-0. Pogradeci i pafat është mposhtur sot në transfertë nga Burreli me shifrat 1-0.
Korabi ka arritur të triumfojë në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 2-1. Takimi Erzeni-Kukësi është mbyllur me shifrat 0-3 në favor të klubit verilindor.